(2L ONLINE) – Në Rajonin e Gjilanit java është karakterizuar me 24 aksidente trafiku.Sipas Policisë, janë 11 aksidente trafiku me lëndime. 13 aksidente trafiku me dëme materiale por pa lëndime, ndërsa për ngasësit e pandërgjegjshëm që kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar 736 gjoba.
Kur jemi tek aksidenti më i fundit i shkaktuar në fshatin Pasajn të Parteshit, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, tha se Polica e Kosovës njësitet e hetimeve të Trafikut rajonal janë njoftuar për një aksidenti trafiku që ka ndodhur kur vetura Mercedes, me targa 06, vozitësi shqiptar, duke mos qenë i kujdesshëm gjatë vozitjes në vendbanim, godet motokultivatorin, me vozitës po ashtu shqiptar ku me ç’rast vozitësi i dytë ka pësuar lëndime trupore si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Rasti procedohet në Gjykatë.
Përndryshe, zëdhënësi Hashani, ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në Rajonin e Gjilanit ka pasur 24 aksidente trafiku nga të cilat 11 me lëndime në njerëz dhe 13 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 74 incidente të ndryshme, ka pasur 20 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 736 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin. /2L ONLINE/