Në fshatin Pozheran të Vitisë, raportohet se ka ndodhë aksident trafiku në mes një kamion transportues dhe një veture udhëtarësh.
Siç njofton policia, si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës dhe dy pasagjere.
Të lënduarit ndihmë mjekësore kanë marr në Spitalin Rajonal Gjilan e njëri prej tyre edhe në QKUK.
Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
/fotoilustirm/