Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë njoftuar për një aksident trafiku me lëndime.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vozitësi, shqiptar shtetas i Kosovës, me veturën e tij Mercedes, me tabela regjistrimi 04, duke tejkaluar në mënyrë të pasigurt, godet veturën Golf, me tabela 06, drejtuar nga vozitësi serb shtetas i Kosovës, me ç ‘rast lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë të veturës Golf”, ka thënë Hashani.
Ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut dhe gjendja e tyre fatmirësisht është në përmirësim.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.