Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit, në raportin e tyre ditor kanë bërë me dije për një aksident trafiku me lëndime që ka ndodhur në Novobërdë, ku një person duke drejtuar automjetin zyrtar, humb kontrollin dhe rrokulliset.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri.
Raporti i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Novobërdë 18.12.2022 – 11:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. /2LONLINE/