Një i vdekur dhe një i lënduar, nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Gjilan
E plotësuar: Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Gjilan, ka humbur jetën një person dhe një tjetër është lënduar.
Jetën e ka humbur vozitësi i automjetit BMW, S. M – 69 vjeçar, ndërsa lëndime trupore ka marrë pasagjeri i veturës BMW, i cili është i mitur dhe gjendet në trajtim në QKUK.
/FOTO Gramos N Murati/
Në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një aksident.Në këtë aksident, sipas burimeve të Telegrafi, kanë qenë të përfshirë një autobus dhe një veturë e tipit BMW.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë arritur dy vetura të ndihmës së shpejtë, një e zjarrfikësve, një i KFOR-it, si dhe pesë vetura të policisë.
Si pasojë, burimet bëjnë të ditur se është krijuar edhe një kolonë rreth 2 kilometra e automjeteve.
Ende nuk ka informacione, nëse ka të lënduar.
http://www.telegrafi.com/lajme/aksident-i-rende-ne-magjistralen-prishtine-gjilan-80-7189.html