/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës në Viti është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në rrugën Magjistrale Gjilan-Ferizaj, në dalje të fshatit Partesh.Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti rrugor ka ardhur kur vetura e llojit BMW me tabela vendore, drejtuar nga vozitësi Sh.B. (1994) me banim rezident në fshatin Pozhoran komuna Viti, për deri sa ka lëvizur në relacionin Gjilan–Ferizaj me të arritur në dalje të Fshatit Partesh, duke mos përshtatë shpejtësinë automjetit dhe kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjet dhe shkëputet nga rruga ku rrokulliset në kanalin për skaj rrugës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se me ç’rast lëndime trupore pësojnë vozitësi i lartshënuare,si dhe dy pasagjer njëri lehtë kurse pasagjeri P. K. i cili pas dhënies së ndihmës së parë në Qendrën Emergjente në Gjilan, dërgohet në QKUK Prishtinë.
Policia e Kosovës, Njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e aksidentit. /2LONLINE/
fotoilsutruese