Policia e Kosovës, Njësite e trafikut rajonal janë njoftuar për një aksident me lëndime të rënda trupore që ka ndodhë në aksin Rrugor Gjilan-Kamenicë, pranë fshati Shillovë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti rrugor ka ardhur atëherë kur vetura e llojit “Dacia Sandro” me tabela të qytetit të Nishit, Republika e Serbisë, drejtuar nga R. S. (1967), serb shtetas i Serbisë, duke bërë parakalim të pasigurt ndeshet me automjet e udhëtareve Golf me tabela 06 drejtuar nga vozitësja femër shqiptare, shtetase e Kosovës, e cila ishte duke qarkulluar nga drejtim të kundërt, me ç‘rast shkaktohen dëme të mëdha material në dy njësi dhe lëndime trupore pësojnë dy vozitësit dhe dy pasagjeret.
Të lënduarve u është ofrua ndihma mjekësorë në emergjencën e Gjilanit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar procedimin e rastit në Gjykatë.