(2LONLINE) – Pas ngitjes së shqetësimit nga Unioni i Studentëve Pro Europian, për programet e pa akredituara në Fakultetin e Edukimit, ku rreth 1200 studentë ishin pjesë e atyre programeve, të cilët eventualisht mundë të mbeteshin pa diplomë pas përfundimit të studimeve, ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë Ramë Buja në konsultim me Agjencinë e Akreditimit merr vendim për akreditimin e tyre.
Unioni i Studentëve Pro Europian, vlerëson rezultatin e arritur me këtë vendim, ndërkaq bënë apel organeve kompetente që lëshime të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
USPE do të jetë pranë studentëve, dhe do të ngrisë shqetësimet e tyre sa herë që është nevoja, thuhet në një informatë të lëshuar nga Mejdi Sadiku,, sekretar i USPE-së. /2lonline/