DYLON

LDD e gatshme për zgjedhjet nacionale

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), nën udhëheqjen e kryetarit akademik Nexhat Daci, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj. Kryetari Daci ka njoftuar shkurtimisht për aktualitetin politik në Kosovë. Pikë kryesore e rendit të ditës ishte përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Kryesia e LDD-së, pas diskutimeve të të gjithë anëtarëve të kryesisë të pranishëm në mbledhje, ka vendosur, unanimisht rreth numrit të kandidatëve për deputet që LDD duhet propozuar në listën e përbashkët të koalicionit AAK-LDD si dhe rreth kritereve që ata kandidat duhet plotësuar për tu propozuar.

EkoHigjiena

Kryetari Daci dhe kryesia e LDD-së, kanë kërkuar nga degët që propozimet e tyre të sillen në selinë e partisë gjatë javës tjetër.

Kryetari Daci, gjithashtu ka vlerësuar shumë lartë vizitat dhe mbledhjet e kryesisë së LDD-së në degët e Mitrovicës dhe Gjilanit dhe organizimin e degëve përkatëse./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.