/2L ONLINE/ – AKR në Gjilan, përmes një njoftimi ka bërë me dije se në vazhdën e konsolidimit të strukturave të Degës, mbajti Kuvendin Zgjedhor edhe në Nëndegën “Kodra e Dëshmorëve” me një pjesëmarrje të madhe të njerëzve që po i bashkohen kauzës së AKR-së për një zhvillim ekonomik të vendit gjë që është imediate për vendin tonë.
Delegatët e pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të Kodrës së Dëshmorëve me aklamacion e votuan për Kryetare Vana Jerliu Ramadani me profesion –psikologe. “Vana vjen nga Çikago nga Amerika një grua vërtet me një potencial, vullnet të madh për punën po ashtu ka dhënë një kontribut të veçantë në humanizëm me projekte dhe organizime të ndryshme duke i ndihmuar shumë familjeve të varfra me ndihma të shumta, pra kemi të bëjmë me një grua vërtet me vlera të larta njerëzore që ngërthen në vetvete një karakter të fortë dhe dinjitoz në atë çka përfaqëson dhe dëshiron të arrijë”, thuhet në njoftimin e AKR-së.
Përndryshe, Kuvendin e kësaj nëndege e udhëhoqi oordinatori i Degës Ismet Hajdini, monitorues nga qendra ishte Ramush Mehmeti, po ashtu pjesëmarrës ishte edhe Islam Pacolli, i cili i përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti.
Strukturat që dolën nga kjo Nëndegë:
1. Vana Jerliu Ramadani, kryetare
2. Tefik Ibrahimi, nënkryetar
3. Betim Jashari, nënkryetar
4. Lutfije Behluli, sekretare
5. Adem Salihu, anëtar i Kryesisë
6.Jalldëze Ymeri, anëtar
7. Bademe Shehu, anëtar
8. Albert Salihu, anëtar
9. Arbenita Ibrahimi, anëtar
10. Hatixhe Daku Ibrahimi, anëtar