Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan, përmes Komisionit për Arsim ka reaguar për çështjen e arsimit në Gjilan duke thënë se a përket resorit të arsimit jemi dëshmitarë se kemi rënie drastike të cilësisë së arsimit te ne.
Ja reagimi i këtij komisioni.
Ne si komision, arsimi është dashur të shpallet interes i përgjithshëm, të rritet llogaridhënia, monitorimi dhe vlerësimi i performancës së mësimdhënësve, kuvendi komunal të krijoj një fond të veçantë për ngritjen e kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve.
Të bëhet rishikimi i korrikulës e cila ka filluar të implementohet me të njëjtat tekste shkollore që kanë përmbajtje anti kushtetuese.
Kuvendi Komunal është dashur të themeloj një forum gjithëpërfshirës nga ekspert të lëmive të ndryshme, përfaqësues të shoqërisë civile për të ndërtuar një strategji zhvillimore afatgjate për arsimin në komunën tone.
Në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për organizimin e mësimit kualitativ, sepse mungon hapësira fizike mjetet e nevojshme didaktike.
Pra nga mungesa e gjithë këtyre shihet pakënaqësia me suksesin e nxënësve të Gjilanit si dhe numri i mungesave është shokuese e cila po shkon gjithmonë në rritje dhe askush nuk po ndërmerr masa.
Nga 17.664 nxënës, pozitiv 13.980 ose 79% , 45 % të shkëlqyeshëm, numri i mungesave rezulton 101.506 prej tyre të arsyeshme 54.024 ndërsa të paarsyeshme 47.482 .
Pastaj konkurset për pranimin e mësimdhënësve, panelet formohen në baza partiake, pranimi i punëtorëve (mësimdhënësve) bëhet në mënyrë nepotiste, partiake dhe pozita aktuale po i favorizon kandidatët e caktuar, do me thënë komisionet janë jo profesionale partiake për të gjitha këto përgjegjëse është DKA.
Ne si komision për nxjerrjen e arsimit nga kjo gjendje e rëndë nevojitet angazhimi i të gjitha institucioneve për të hartuar një strategji zhvillimore e cila i mungon DKA në komunën tonë, e përcaktuar mire nga ekspertë të arsimit, ndërsa politikëbërësit aktual që e sollën arsimimin në këtë gjendje me politikat e tyre të gabuara duhet ti lirojnë pozitat e tyre.
Nëse dëshirojmë arsim cilësor e jo të degraduar ky pushtet në ikje duhet krijuar kushte ma të mira për punë , të respektoj dispozitat ligjore, të largoj duart e politikës aktuale nga sektori i arsimit, të hartoj projekte arsimore, këto të gjitha arrihen me një qeverisje dhe program të mirëfilltë dhe të profesionalizuar dhe të gjitha këto më së miri janë të paraqitura në programin e AKR-së për zhvillim të arsimit.