Në takimin që mbajti shtabi zgjedhor i AKR-së dega në Gjilan mbajtur me 30.05.2017, u raportua gjendja e përgjithshme e strukturave të AKR-së përfshirë të gjitha nëndegët, Forumi Gruas dhe Forumi Rinor. Shefi i shtabit të AKR-së në Gjilan, Vehbi Salihu tha të pranishmëve se tani orët janë afruar për hapjen e fushatës zgjedhore edhe zyrtarisht.
“Tani orët janë afruar për hapjen e fushatës zgjedhore edhe zyrtarisht. Koha për të ndryshuar vendin dhe të ardhmen e Kosovës fillon sonte nga ora 00:00 edhe zyrtarisht. Nga kjo orë e tutje qytetarët e Gjilan dhe Kosovës dhe simpatizantët e AKR-së dhe tw koalicionit do të fillojnë të kërkojnë votën e kthesës historike te Kosovës. E kemi pritur këtë ditë të rëndësishme, ditë e sovranit, ku populli do të vendos fatin dhe të ardhmen e vendit. Lusim të gjitha strukturat tona të AKR-së gjithashtu qytetarët e Gjilan dhe gjithë Kosovës qe të jenë të gatëshëm për orën e ndryshimeve që po vije. Në emër të AKR-së në cilësinë e shefit të shtabit ju uroj ju të pranishëm dhe gjithë qytetarëve të Anamoravës dhe Kosovës këto zgjedhje historike”.
AKR në Gjilan sipas zëdhënësit të shtabit Sami Spahiu, bënë thirrje që në këto zgjedhje të përkrahet programi i koalicionit LDK –AKR nga qytetarët e Anamoravës duke ju përgjigjur masovisht këtyre zgjedhjeve të 11 qershorit.
Në këtë takim u diskutuan edhe përgatitjet e fundit teknike për fushat sa më të dinjitetshme, duke udhëzuar të gjithë përgjegjësit për zbatimin e detyrave sipas planit të paraparë.