“Kishim nderin e veçantë si AKR, Dega në Gjilan të kishim të pranishëm zëvendëskryeministrin e Kosovës, Presidentin e partisë Behgjet Pacolli në takim me strukturat dhe amtarët tanë”, ka bërë me dije Arianit Ibrahimi, sekretar i Degës në Aleancën Kosova e Re (AKR) të Gjilanit.
Sipas tij u tregua gatishmërinë e Degës për zgjedhjet nacionale para Presidentit të AKR-së, gjithashtu u shprehën se janë mirë të organizuar dhe të shtrirë në të gjitha lagjet, fshatrat e qytetit me nëndegë dhe struktura, prezantuan edhe disa aderime të të rinjv,e ndër ta edhe Artan Dërmaku një kuadër tejet me vlera dhe me përgatitje të lartë shkollore dhe profesionale, me punë referent në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.
“AKR e udhëhequr nga Presidenti Behgjet Pacolli ka dëshmuar ndër vite qeverisje me duar të pastërta, edhe në këtë qeverisje. Ministrat tanë kanë qenë shembull për transparenc, sinqeritet, përkushtim në kryerjen e punëve dhe obligimeve, detyrave shtetërore”, ka thënë Ibrahimi.
“Me Ministrat e AKR-së, Anamoravës i është kthyer vëmendja institucionale e harruar për vite të tëra nga qeveritë e tjera, kemi përkrahur shumë projekte domethënëse për qytetin, investime këto që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarit gjilanas, është thënë në këtë takim.