Partia e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR) do t’i drejtojë pesë ministri në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Burime të gazetës “Epoka e re” brenda koalicionit PAN kanë bërë me dije se AKR-ja do ta drejtojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Ambientit dhe Ministrinë e Bujqësisë.
PAN-i dhe AKR-ja kanë arritur dje marrëveshje për bashkëqeverisje.
Përndryshe, Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, kishte konfirmuar prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Pacolli ka bërë me dije se deputetët e kësaj partie do ta formojnë grupin e vet parlamentar. Pacolli ka thënë se pati një takim miqësor me Mustafën dhe se tani të gjitha marrëveshjet kontraktuale mes tyre kanë përfunduar.
BURIMI: Epoka e Re