Sot mbajtëm takim mobilizues me strukturat tona në Zhegër, nga ku morëm edhe përkrahje të fuqishme.
Ne si Degë gjithmonë në Zhegër kemi gjetur ngrohtësinë dhe mbështetjen e parezervë, e ku tashmë kemi edhe përfaqësuesën e tyre për asamble komunale Diellza Zymberi, një vajzë mirë e kualifikuar, ku edhe prezantoi para të pranishmëve vizionin, programin e AKR-ës për Zhegrën.
Ka shumçka të bëhet për Zhegrën, duke u nisë në arsimin ma cilësor, shtëpia e kulturës të jetë aktive, mundësia e një organizimi vjetor të një manifestimi gjithëkombëtar, trajtimi i ujërave të zeza, propozim projekt për ndërtimin e një parku regjional, ku kish mu shëndrru në vend atraktiv jo vetëm për Zhegrën po edhe më gjerë, në shëndetësi, ambulanta të jetë aktive 24 orë jo me orar të caktuar.
Me Diellzën në Asamble Komunale Zhegra do ta ketë zërin e saj përher në ngritjen e shumë inciativave, nismave që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve të Zhegrës.
Takimin e pëshëndeti edhe bartësi i listës Arianit Ibrahimi, kryetari i Nëndegës Ibrahimi Qerimi, dhe Shefi i Shtabit Gëzim Ibrahimi.
AKR Dega në Gjilan, zotohet se Zhegra do të jetë prioritet i ynë në qeverisje lokale, dhe të gjitha shqetësimet do ti adresojmë në institucionet adekuate që ti jepet përgjigje në kohë dhe të bëhet zgjidhja e tyre.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/