Poneshi, fuqishëm në mbështetje të AKR-së

Poneshi, fuqishëm në mbështetje të AKR-së

Sot ishim në takim me strukturat tona në Ponesh, i organizuar nga Kryetari i Nëndegës Driton Shala(17) njëherit edhe kandidat për asamble komunale. Ne jemi i vetmi subjekt që në Ponesh kemi vendosur në garë një kandidat i cili jeton dhe vepron në Ponesh, e i cili më së miri i din nevojat e qytetarëve aty, me çka preokopohen dhe se çka i duhet këtij vendi që të bëhet më i dinjitetshëm për të jetuar.

Dritoni, paraqiti para të pranishmëve gaditshmërinë e tij deri në vetëmohim që ti shërbej Poneshit me gjithë potencialin e tij, më mirë se Dritoni nuk i din askush shqetësimet e çdo banori me të cilat ballafaqohet në përditshmërinë e tij, andaj edhe angazhimi i tij për ti dhënë zgjidhje sdo të mungoj asnjëherë.

Takimin e përshëndeti edhe bartësi i listës Arianit Ibrahimi, ku mes tjerash tha se problemet me të cilat ballafaqohet Poneshi, me AKR në qeverisje lokale do të ngriten si çështje në instancat ma të larta në komunë, dhe sdo të pushojmë asnjëherë derisa këtyre temave që rëndojnë në qytetarin e Poneshit të zgjidhen, si ato në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, trajtim të ujërave të zeza, ndriçim publik si dhe në investime direkte që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

Po ashtu takimin e përshëndeti edhe Shefi i Shtabit Gëzim Ibrahimi, ku i dha mbështetje Dritonit si kandidat për asamble komunale, dhe potencoi se AKR s’do të jetë asnjëherë e heshtur në Kuvend Komunal karshi shumë pabarazive, diskriminimeve që ndodhin, ne do të jemi ata që me seriozitet do ta trajtojmë çdo temë.

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

KOMENTE