Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan organizoi darkë me përfaqësues nga nëndegët e saj më mbi 200 të ftuar.
Me një fjalë rasti ju drejtua edhe Ismet Hajdini, kandidat i Aleancës Kosova e Re për deputetë në Kuvendin e Kosovës, ai tha se fitorja bëhet bashkërisht dhe duhet dalë masovikisht në këto zgjedhje për ta votuar AKR-LDK-në.
“Sipas të gjitha analizave Anamorava do të jetë bindshëm me koalicioni tone. Ai në takimi me qytetarë e simpatizantë tregoi se AKR-ja bashkërisht me koalicionin do të realizojnë shumë projekte në dobi të qytetarëve të cilat premtime tashmë janë të njohura për qytetarët e Gjilanit”., ka thënë Hajdini.
Vehbi Salihu shef i shtabit zgjedhor, tha se votuesit duhet të votojnë koalicionin konkretisht kandidatin tonë Ismet Hajdini dhe kandidatët tjerë të AKR-së. Ai tha se mos u mashtroni te votoni kandidat jashtë kësaj liste, sepse do te humbni shansin për punë në të ardhmen.
Vana Jerliu Ramadani anëtare e kryesisë qendrore të AKR-së tha se është e nderuar dhe e privilegjuar që Behgjet Pacolli i dha shansin të jetë pjesë e AKR-së.
“Për mua është kënaqësi të jem pjesë e kësaj fushate dhe të ju them se është rast i mirë qe 11 Qershor votën tuaj të keni parasysh, është shumë me rëndësi të votohet ky koalicion, sepse është koalicioni i të ardhmes tonë të përbashkët”, ka thënë ajo.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017