/2L ONLINE/ – Forumi Rinor i AKR-së, me kryetar Aid Berisha sot mbajti konventen punuese, në prani të mbi 300 të rinjve, ku 250 prej tyre aderuan në AKR, njoftojnë përfaqësuesit e këtij subjekti politik. Këtë konventë e hapi udhëheqësi i kësaj konvente Arianit Ibrahimi, njëherësh ish kryetari i Forumit Rinor, dega në Gjilan, i cili tha që me këtë konventë dëshmojnë që fuqia e një partie politike matet me suksesin dhe rininë që ka pas vetit. “Me këtë numer që është sot në sallë tregojmë qartë se Gjilani ka qenë dhe është shtylla kryesore e AKR-së”.
Këtë konventë e përshëndeti koordinatori i nivelit qendror të procesit zgjedhor Vesel Makolli i cili duke përshëndetur të rinjtë në emër të AKR-së dhe Presidentit Behgjet Pacolli, potencoi që rinia duhet të jetë e lumtur sepse për të ekziston AKR-ja dhe Presidenti Behgjet Pacolli, i cili po punon me përkushtim të madh në kthimin e dinjitetit të kësaj rinie.
“Aleanca Kosova e Re, ka ekspertizën e nevojshme që të identifikojë dhe zgjidhë problemet e të rinjve, po ashtu si parti me vlera liberale është mundësia me e mirë që një i ri të zhvillohet politikisht dhe t’i shërbejë komunitetit dhe vendit” tha Koordinatori i nivelit qendror të Forumit Rinor të AKR-së Sami Boroci.
Këtë konventë e përshëndeti dhe i premtoi mbështetje të parezervë koordinatori i AKR-së në Gjilan Ismet Hajdini, i cili deklaroi që Rinia e Gjilanit ka traditë të mirë të organizimit, AKR-ja është e hapur për çdo të ri dhe se të rinjtë me aderimin e tyre në AKR kanë zgjedhë subjektin më serioz në krye me humanistin dhe njeriun më meritor për të udhëhequr me vendin.
Pjesë e kësaj konvente ishte dhe koordinatorja e forumit të gruas në nivel qendror Mirlindë Gashi, Monitoruesi i procesit zgjedhor të AKR-së Tefik Ibrahimi, Zijadin Geci e Durim Neziri nga grupi i koordinimit për rini në nivel qendror etj. /2L ONLINE/