Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës kanë bërë të ditur se nesër, më 26.07.2019, organizohet akademi përkujtimore për Adem Demaçin.
“Më 26.07.2019, në orën 12, organizohet AKADAMI PËRKUJTUESE në njëvjetorin e ndarjes nga ne të Heroit kombëtar Adem Demaçi në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në akademinë përkujtimore për Demaçin, do të paraqiten fragmente të jetës, të veprimtarisë dhe të krijimtarisë letrare, si dhe mendime e vlerësime për figurën dhe veprën e Demaçit.