DYLON

Klubi i Karatesë “Drita” përmbylli vitin suksesshëm, vlerësohet Akademi e Karatesë!

Klubi i Karatesë “Drita” përmbylli vitin suksesshëm, vlerësohet Akademi e Karatesë!
Avatar photo Redaksia

Rezultatet e këtij viti nga klubi i Karatesë “Drita” nga Gjilani u shpalosen në një organizim që u mbajt në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”,  Gjilan si dhe u nderuan me mirënjohje karateistët, trajnerët, punëtorët sportiv, si dhe ata që e ndihmuan karatenë, konkretisht klubin në fjalë, në çfarëdo forme.

Drejtuesit e këtij klubi shpalosen te arriturat për vitin 2023, e kryetari i Klubit të Karatesë ”Drita”, Arsimi Ibrahimi, i ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për sukseset e klubit përgjatë këtij viti.

EkoHigjiena

Ibrahimi tha se këtë vit,  K.K “Drita” ka arritur një rezultat shumë të mirë madje ka dyfishuar suksesin krahasuar me vitin e kaluar. Xhesina Robelli shpallet më e mira te grupmoshat e reja tek vajzat, Fron Mustafa shpallet më i miri te grupmoshat e reja tek djemtë, ndërsa dy më të mirët te KK “Drita” janë:

 Eror Haziri,  i cili u shpall më i miri i vitit nga meshkujt,  kurse Idea Haziri u shpall më e mira nga vajzat.

Trajneri i vitit për vitin 2023 shpallet Blerim Hajdari.

Reshat Halili u shpall Trajner me suksese Ballkanike, kurse Flakë Halili u shpall trajnere e dalluar.

Të gjithë fëmijët janë shpërblyer për suksesin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij viti.

Këtë vit K.K “Drita” ka fituar gjithsej 50 medalje, 22 të arta, 6 të argjendta dhe 22 të bronzta duke veçuar medaljen ballkanike të fituar nga Kampionia Idea Haziri, në kategorinë Kata, medalje kjo e vetme deri më tani në komunën e Gjilanit dhe e dyta në histori të Kosovës, thotë Arsim Ibrahimi.

Sipas tij, K.K Drita është jo vetëm klub, por Akademi e Karatesë, që nga viti 1972 duke nxjerrë shumë talentë në komunën tonë e që me kalimin e kohës kanë ndarë rrugëtimin e tyre suksesshëm duke e gjetur vetin nëpër klube dhe aktivitete të ndryshme.

“Tani “Drita”, suksesshëm po e rikthen prapë lavdinë e saj të ndërtuar ndër vite, me mund e sakrificë, gjeneratë pas gjenerate… Ecim tutje…  K.K “DRITA” -Tradita vazhdon!”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.