“Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e parashtruar nga Komuna e Kamenicës ndaj Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e Vendimit për riorganizimin e institucioneve arsimore. Vendimi i gjykatës me të cilin zbatimi i Vendimit të Kryetarit është pezulluar, është prishur dhe lënda iu ka kthyer sërish të njëjtës gjykatë për rivendosje”, ka bërë me dije, kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Ja postimi i tij i plotë:
Ai që rri drejt, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. Dhe kështu, qëllimi ynë i drejtë për përmirësimin e kushteve të nxënësve do të marrë përgjigjen e drejtë sa herë të sfidohet.
Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e parashtruar nga Komuna e Kamenicës ndaj Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e Vendimit për riorganizimin e institucioneve arsimore.
Vendimi i gjykatës me të cilin zbatimi i Vendimit të Kryetarit është pezulluar, është prishur dhe lënda iu ka kthyer sërish të njëjtës gjykatë për rivendosje.
Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit thuhet se Gjykata themelore në vendosjen e çështjes nuk ka arritur të vërtetojë që ekzekutimi i Vendimit të Komunës së Kamenicës për riorganizimin e institucioneve arsimore shkakton dëm të pariparueshëm apo bie ndesh me interesin shoqëror.
Prandaj, si pasojë e shkeljeve esenciale, qëndrimit të gabuar juridik dhe mos arsyetimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, nuk kemi pengesë të kthehemi në atë që është e duhura: zbatimi i vendimit të drejtë, të ligjshëm e të dobishëm për reformën në arsim. /2LONLINE.com/