Komuna e Vitisë po e financon vaksinimin e qenve

Komuna e Vitisë po e financon vaksinimin e qenve

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti, kanë pritur sot në një takim një grup operatorësh ekonomik, me të cilët është biseduar rreth implementimit të projektit për trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacak në këtë komunë.

Me këtë rast përfaqësuesit e këtij grupi kanë bërë me dije se vaksinimi i qenve në këtë komunë kundër sëmundjes së tërbimit dhe ekinokokozës është mundësuar falë financimit të komunës së Vitisë dhe për këtë ata falënderuan kryetarin Haliti.

Ata gjithashtu kanë bërë me dije se në komunën e Vitisë është bërë edhe identifikimi dhe asgjësimi i kafshëve të prekur me sëmundjen TBC.

Me këtë rast, kreu i komunës, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë do të vazhdojë me përkrahjen e projekteve në fushën e veterinarisë pasi që kjo është në interes të kësaj komune./2LONLINE.com/

KOMENTE