Kryetari i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me seli në Zvicër Ahmet Bektashi me bashkëpunëtorë ka zhvilluar takime pune me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
Betkashi ka biseduar me përfaqësuesit e dy komunave për vazhdimin e përkrahjes së projektit të ndërtimit të 100 shtëpive për shqiptarët në Luginë dhe realizimin e projekteve tjerë të fondit, shkruan Titulli.com.
Ai ështe shprehur se ka marrë mbështetje komunale për ofrimin e ndihmës së administratave komunale dhe se të dy kryetarët janë zotuar se do të punojnë në projektet që ofrojnë diasporën shqiptare me vendlindjen e që mundë të rezultojnë me projekte në të mirën e qytetarëve.
Fondi Humanitarë për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka nisur një aksion vite më parë për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet shqiptare në nevojë që jetojnë në këto komuna.
Ahmet Bektashi, morri drejtimin e kësaj organizate nga prilli i këtij vit duke u zotuar se do të punojë fuqishëm në përfundimin e projektit për ndërtimin e 100 shtëpive dhe ka falënderuar të gjithë përkrahësit.