Komiteti për Politikë dhe Financa së bashku edhe me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit kanë përpiluar agjendën e dëgjimeve buxhetore që do të organizohen nëpër fshatrat e Komunës së Gjilanit dhe lagje të ndryshme nëpër qytet.
Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini ka thënë se tradita e debatit, e dëgjimeve buxhetore dhe e hartimit të përbashkët të investimeve të ndryshme buxhetore do të merren së bashku, duke kontaktuar të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, duke mos përjashtuar askëndë.
Është planifikim buxhetorë për një vit, prandaj kërkesat prioritetet dhe nevojat duhet të prezantohen edhe nga qytetarët tanë.