• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Komuna e Gjilanit nis serinë e gjerë të dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2018
Gjilan Info+

Komuna e Gjilanit nis serinë e gjerë të dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2018

by Redaksia 2LONLINE 16 Gusht, 2017 3 min read
 Komuna e Gjilanit nis serinë e gjerë të dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2018

Komuna e Gjilanit ka nisur me ciklin e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2018 që është duke u organizuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Drejtoria e Buxhetit.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se me dëgjimet buxhetore po pretendohet që kërkesat e qytetarëve të inkorporohen në planifikimin buxhetor për investimet publike në vitin 2018.

Debate i parë është mbajtur në fshatin Zhegër ku kanë qenë pjesëmarrës edhe qytetarë nga fshatrat për rreth dhe debati i dytë është mbajtur në fshatin Velekincë gjithashtu me pjesëmarrje edhe të lagjeve dhe lokaliteteve rreth Velekincës.

Siq ka bërë të ditur kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Kurteshi-Emini, kërkesat kryesore të banorëve në debatin në Zhegër dhe Velekincë kanë qenë për investime në infrastrukturë publike.

“Nga dëgjimi publik në Zhegër kemi pranuar kërkesat prioritare, vazhdimin e investimeve në infrastrukturën publike, posaqërisht në investimet rrugore, në trotuare, dhe investime të tjera në fusha sportive në disa shkolla, etj. Kurse në dëgjimin buxhetor në fshatin Velekincë me rrethinë ka qenë kërkesë primare investimi në rrjetin e ujërave të zeza dhe në ujësjellës në lagjen e “Vishnjeve”. Kemi informuar të gjithë qytetarët e pranishëm që në planifikimin e buxhetit këto kërkesa do të shqyrtohen me shumë kujdes e profesionalizëm nga ekspertët e buxhetit, planifikimit dhe projekteve në Komunën e Gjilanit”, ka bërë të ditur, mes tjerash Kurteshi-Emini.

Ajo më tej ka ftuar të gjithë qytetarët, që ti përgjigjen këtyre debateve, sepse aty do të ndahen edhe prioritetet e investimeve në fshatin apo lagjen e ndryshme në Gjilan.

Ndërsa gjatë ditëve në vijim janë të paraparë të mbahen edhe një numër i konsiderueshëm i dëgjimeve buxhetore, si në fshatin Malishevë, Cërnicë, Përlepnicë, Livoç, Bresalc, pastaj me grupe të interest, takime me komunitetet dhe dëgjime të tjera të cilat do të përmbyllen me dëgjimin buxhetor, i cili mbahet me 23 gusht 2017 në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Tags: buxheti dëgjimeve publike Komuna e Gjilanit kryesore Zhegër
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Policia Kufitare nga Rajoni i Lindjes parandalojnë kontrabandë të mallrave

26 Maj, 2022
Gjykatë/Prokurori

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor

26 Maj, 2022
Gjilan

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Komuna e Gjilanit nderon dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani, në 23-vjetorin e rënies

19 Maj, 2022

Policia Kufitare-Lindje në luftë kundër kontrabandës së mallrave dhe emigrantëve

6 Maj, 2022

Me aktivitete të shumta nderohet heroi i kombit Agim Ramadanit

3 Maj, 2022

“Ditët e Agimit 2022” – Agjenda

27 Prill, 2022

Komuna e Gjilanit: Njoftim për koncert madhështor

26 Prill, 2022

QMF-ja në Zhegër tani e tutje dhomën e intervenimeve e ka diskrete, në mënyrë që të ruhet privatësia e pacientit

22 Prill, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com