Sot 28 vjet më parë, në luftë të pabarabartë me forcat policore, ranë dy viganët e luftës për çlirim kombëtar, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Afrimin e kam njohur mirë dhe sapo ikin vitet dy heronjtë po marrin pamjen e dy ideatorëve dhe pasues te denjë të luftës për çlirim.
Ata vazhduan rrugën e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës. Ashtu si Rexhep Mala e Nuhi Berisha që projektuan idenë e çlirimit, Afrim e Fahriu ishin pasuesit më të denjë të projektit madhor e që kishte një emër çlirimi kombëtar.
Ata ishin frymëzuesit e gjeneratave e idesë së shtetit dhe luftës së pakompromis kundër pushtuesit të egër serb deri në clirim.
/IZMI ZEKA/