Futbollisti me prejardhje kosovare, Kemal Ademi ende nuk ka vendosur për ekipin e tij të ardhshëm kombëtar. Ai ka lindur në Gjermani e që ka shtetësi të Zvicrës, nuk ka luajtur deri më tani për ndonjë përfaqësuese.
Federata e Futbollit e Kosovës ka kohë që ka vënë kontaktin me Ademin dhe me përfaqësuesit e tij.
Ademi ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje kampionale për Baselin ne Zvicër, ndonëse aktualisht nuk është zgjedhja e parë për sulmin.
Nuk është paraqitur në nivel sendor, por as në kategori të reja. Kështu që ai e ka të hapur opsionin që të vendosë për Kosovën.
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, së shpejti pritet të publikojë listën për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Malin e Zi, ndërsa Ademi nuk do të jetë pjesë e saj. Nuk pritet të jetë as në listën e Zvicrës apo të Shqipërisë për ndeshjet e këtij muaji.