TUBIM I MADH ME QYTETARË
Të nderuar qytetarë, anëtarë të strukturës, aktivistë, vullnetarë dhe përkrahës të Aleancës, ftoheni që të merrni pjesë në tubimin e madh me qytetarë që organizon Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Dega në Gjilan.
Tubimi do të mbahet më datë 06 qershor 2017(e marte), ora 16:00, tek palestra e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan.
Në këtë tubim do të marrë pjesë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, njëherit kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës që përfaqësojnë Gjilanin, Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi dhe Magbule Shkodra.
Ndërsa, për argëtimin tuaj do të përkujdeset Alban Skenderaj.
Ka ardhë koha e njerëzve të mirë të Kosovës.
Bëhu edhe ti njëri nga ata!
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017