DYLON

Haziri: S’ka sallë që i zë ushtarët e Ibrahim Rugovës në Gjilan

Haziri: S’ka sallë që i zë ushtarët e Ibrahim Rugovës në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Po vazhdon mbështetja masovike për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Gjilan. Një tubim i tillë është organizuar sot nga lagjja Derëmahalla, Iliria dhe Qendra, duke i dhënë mbështetje të fuqishme kandidatëve, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi.

Kreu i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, simpatizantët e shumtë i ka përshëndetur me simbolin e tij të njohur të ushtarëve të Ibrahim Rugovës.

“Ushtari i Ibrahim Rugovës nuk është militar, është mësuesi, mjeku, nëna, baba, bujku. Definitivisht, nuk ka sallë që i zë ushtarët e Ibrahim Rugovës në Gjilanin tonë. Ju jeni dëshmia më e mirë se kah është orientuar qyteti jonë”, ka thënë i emocionuar Haziri.

EkoHigjiena

Haziri tha se simpatizantët e LDK’së nuk e ndryshojnë besimin në Zot, familje e atdhe.
Kandidatja për deputete të LDK-së nga Gjilanit, Lirije Kajtazi, u shpreh e bindur se gjenerata e lirisë do ta sjellë zhvillimin, përparimin dhe mirëqenien për secilin.

Kandidati Dr.Imet Rrahmani, pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë atij në karrierë, ka thënë se të gjithë duhet të votojnë më 11 qershor dhe ta fuqizojmë LDK-në, Gjilanin e Anamoravën,

Ndërsa, kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, duke iu drejtuar të pranishmëve të shumtë, ka kërkuar besimin dhe angazhimin e qytetarëve shtëpi për shtëpi e derë më derë, deri në realizimin e fitores LDK-së, e cila tha do të ndodhë padyshim më 11 qershor.

Në fund të takimit, të pranishmëve i është drejtuar me një fjalë përshëndetëse kandidati Isa Agushi, duke theksuar se vetë prezenca e madhe në këtë tubim, është dëshmi se fitorja e Lidhjes Demokratike e Kosovës do të jetë e madhe më 11 qershor.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.