Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, njofton opinionin se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, dhe se procesi i votimit ka nisë mbarë.AAK në të gjitha vendvotimet përfaqësohet me komisioner e vëzhgues.
Gjilani njihet si një ndër komunat që më së paku ka shënua parregullësi në procese zgjedhore, ndërsa edhe këto zgjedhje qytetarët po votojnë dhe deri në këtë kohë nuk është shënuar ndonjë parregullësi, as në hapjen e qendrave të votimit, e as gjatë procesit të votimit.
Bëjmë thirrje tek qytetarët që në mënyrë masovike ti drejtohen kutive të votimit, në mënyrë që të shfrytëzohet e drejta e votës, sepse kësisoj i kontribuojmë zhvillimit dhe ndërtimit të të së ardhmes.