“Konsiderojmë se deri në këto momente procesi i votimit është duke shkuar në rregull, gjithashtu edhe qendrat e votimit janë hapur më kohë. Dita e sotme është ditë feste, dhe dalja masive e qytetarëve në votime nënkupton se ne po marrim përgjegjësi për të ardhmen e vendit. Çdo votë do të numrohet, dhe çdo votë e ka rëndësinë e madhe”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim e AAK-PSD në Gjilan.
Ftojmë qytetarët e Gjilanit që masovikisht ti drejtohen kutive të votimit, sepse kësisoj përveç që shfrytëzojmë të drejtën kushtetuese, e përcaktojmë edhe të ardhmen tonë të përbashkët. Apelojmë për një proces fer, demokratik dhe pa veprime që bien ndesh me ligjin, njofton Zyra për Informim e AAK-PSD.