Sot, karvanit për ndryshim iu bashkuan dhjetëra të rinj në Gjilan. Vizioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tanimëështë i qartë; ndryshimi ka filluar, dhe Gjilani do të ndryshojë me Rexhep Kadriun kryetar, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Kushtrim Bunjaku, tanimë ish-kryetar i nëndegës së AKR-s në lagjen “Arbëria”, pasi falenderoi të parin e AAK-s në Gjilan, Rexhep Kadriun për pritjen e ngroht që iu bëri, tha se tani e tetëmbëdhjetë vite, Kosova në përgjithësi, dhe Gjilaninë veçanti, ballafaqohen me të njëjtat probleme, shumë premtime dhe asnjëherë nuk ofruan zgjidhje.
“E kemi parë se qeveritë e kaluara vazhdimisht kanë premtuar se do të krijojmë mundësi për gjenerim të vendeve të reja të punës, përmirësimin e sistemit të arsimit, të shëndetësisë, të zhvillimit të Gjilanit etj, dhe asnjëherë nuk i realizuan ato premtime, ndërsa kryeministri Haradinaj, që në start të qeverisjes së tij, po dëshmon se ka aftësi, dhe projekte për ta ndryshua imazhin e Kosovës”, tha Bunjaku
Ai shtoi se kandidati nga radhët e AAK-s për kryetar të Gjilanit, Rexhep Kadriu, në mandatin e kaluar qeverisës nga pozita e nënkryetarit të Gjilanit, ka krijuar një standard të ri të tëbërit qeverisje. Ne kemi përcjell në vazhdimësi punën dhe kontributin që Rexhep Kadriu bashkë me dy drejtoritë nga AAK-ja, ka bërë për Gjilanin. Ne si qytetarë i kemi pas dyert e hapura vazhdimisht te nënkryetari Kadriu, për çdo problem që kemi pas, nënkryetari na është përgjigj dhe ka ofrua zgjidhje”, përfundoi ai.
Rexhep Kadriu, kandidat i AAK-s për të parin e Gjilanit, pasi i falenderoi anëtarët më të rinj të subjektit të cilin e drejton, për besimin që kanë shpërfaqë kundrejt projektit të tij për Gjilanin, tha se jemi të vendosur që Gjilanin bashkërisht me ju ta ndryshojmë dhe ti japim kuptimin e plotë të një komune moderne. “Ne kemi dëshmuar se ekzistojnë mundësit që Gjilani të ketë udhëheqje të merituar, lider që kanë projekte dhe ekipë që di ti realizoi ato. Ne do të jemi në vazhdimësi në shërbim të qytetarëve sepse të qenit kryetar, nuk është privilegj, është detyrë e rënd që kërkon të jesh në shërbim njëzetë e katër orë në ditë’, tha Rexhep Kadriu.
Përndryshe, vizionit të AAK-s po i bashkohen çdo ditë njerëz të rinj të profileve të ndryshme, të cilët besojnë në projektin e Kadriut, dhe që e duan një Gjilan ndryshe. Gjilani ndryshon vetëm me njerëz të përkushtuar për të ardhmën, për zhvillim ekonomik e për arsim cilësor, thuhet në komunikatën e AAK-së.
Sponsorizuar nga AAK