“Sot, me rastin e vitit jubilar të pavarësisë së Kosovës, bashkë me kryesinë e AAK-së në Gjilan, nderuam më meritoret e lirisë dhe të shtetit tonë, të rënët”, ka bërë me dije, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
“I vizitojmë shpesh varrezat e dëshmorëve dhe çdo herë motivohemi për më shumë punë dhe angazhim për të mirën e popullit dhe të shtetit. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës! Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës!”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/