“Këshilli Politik është organ i degës i cili analizon, këshillon e vepron në përputhje me interesat e qytetarëve të Komunës së Gjilanit. Këshilli Politik përbëhet nga njerëz me kredibilitet të lartë profesional, kombëtar e njerëzor, emra të njohur, të respektuar e të dëshmuar në secilën etapë të historisë sonë”, kanë thënë drejtues të Aleancës (AAK) së Gjilanit, të cilët kanë bërë me dije se është mbajtur edhe takimi i parë i këtij Këshilli Politik të AAK-së, dega në Gjilan.
Kreu i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica ka bërë me dije se në kuadër të AAK-së në Gjilan funksionojnë 12 departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor.
“AAK po rritet çdo ditë, në qytet e në fshatra, në Gjilan e kudo tjetër në Kosovë sepse është vlerësim i përgjithshëm se është subjekti i vetëm që përfaqëson të djeshmen, të sotmen dhe garanton të ardhmen”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/