”Në kuadër të Tetorit Rozë, në marshimin sensibilizues kundër kancerit të gjirit, dorëzova në Kuvendin Komunal kërkesën për mbështetje solide financiare dhe përkrahje e kujdes të vazhdueshëm institucional për të gjitha gratë e vajzat e prekura nga kanceri i gjirit”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Ai shtoi se kontributi i përbashkët në realizimin e këtyre kërkesave dhe angazhimi në aktivitete sensibilizuese, tregon rëndësinë e të qenurit bashkë për të rritur ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për t’iu drejtuar institucioneve shëndetësore për të parandaluar kancerin dhe për të shpëtuar jetë.
“Iu bashkova këtij aktiviteti të organizuar nga kryetarja e Gruas së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AGK), dega në Gjilan, Zarife Asllani, e përkrahur nga gratë aktiviste, zyrtarë publikë, punonjës të sektorit privat e publik dhe organizata të cilat mbështesin aktivitete ndërgjegjësimi”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/