Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Gjilan, ka mbajtur takimin e radhës me strukturat e degës, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit nga niveli qendror i AAK-së, deputeti Rrustem Berisha, dy nënkryetarët Ardian Gjini dhe Ahmet Isufi, si dhe kryetarja e gruas Makbule Shkodra.
Kryetari i Degës së AAK-së Rexhep Kadriu, i njoftij strukturat për rastin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë dhe përcolli mesazhin e Kryetarit Haradinaj, që strukturat të punojnë për t’i fituar zgjedhjet nacionale dhe lokale.
Kadriu gjithashtu i njoftoi përfaqësuesit nga niveli qendror që Dega e AAK-së në Gjilan është shembull në qeverisjen lokale dhe ky shembull pas zgjedhjeve lokale do t’i shpërblehet me votën e qytetarëve dhe AAK do të dalë fituese.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Rrustem Berisha, tha që ka ardhë koha që kjo qeveri duhet sa më parë të bie dhe të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja.
Deputetët e AAK-së kanë nënshkruar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe shpresojmë qe edhe partnerët e këtij koalicioni do ta përkrahim që vendi të shkoj në zgjedhje.
Sa i përket Kryetarit Haradinaj, deputeti Berisha tha që Haradinaj ka kaluar edhe kohë me të vështira dhe do ta tejkaloj edhe këtë me sukses.
Nënkryetari i parë Ardian Gjini, ju drejtua të pranishmëve duke i inkurajuar që AAK ka vlera të pakontestueshme dhe anëtarët e saj kanë se pse të kërkojnë votë.
“Atë që nuk e kanë partitë e tjera që është e rëndësishme për të fituar e ka AAK, që është simboli. AAK ka simbolin e të gjitha vlerave që është Ramush Haradinaj, si në luftë që e ka dëshmuar po ashtu edhe në liri me punën e palodhshme, prandaj ju inkurajoj ta përdorni emrin e tij për të arritur deri te fitorja”, ka thënë Gjini.
Sipas tij, sa i përket nivelit lokal, e gjithë Kosova e ka shembullin më të mirë të qeverisjes lokale, nënkryetarin e Komunës z. Rexhep Kadriu, i cili është një shembull i qeverisjes lokale në tërë Kosovën. Si përfundim Gjini tha që besoni në fitore sepse ka ardhur fryma e fitores.
Me nga një fjalë rasti u paraqiten edhe Ahmet Isufi, Makbule Shkodra dhe Musa Gjakova. Nga strukturat i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Degës së AAK në Strasburg z. Hajrush Azemi i cili tha që gjatë fatkeqësisë së Kryetarit Haradinaj i cili po mbahet padrejtësisht, shqiptarët që jetojnë në Strasburg dhe rrethinë kanë përfituar nga Kryetari Haradinaj i cili ka arritur që t’i bashkojë të gjithë shqiptarët në mergatë.
“Haradinaj edhe ne këto kushte ka arritur që ta formojë këtë degë dhe që ne të kuptojmë që jemi rreth 6500 mërgimtarë shqiptarë të cilët asnjëherë nuk kemi komunikuar mes vete. Ky është nje shembull se pse duhet që t’i japim besimin z. Haradinaj”, ka thënë ai.