Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur iniciativën për ngritjen e një mocioni mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Donika Kadaj Bujupi tha se kanë nisur konsulta edhe me partitë e tjera opozitare për të harmonizuar qëndrimin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
Ajo tha se ende nuk kanë filluar marrjen e nënshkrimeve pasi janë në biseda me partitë tjera opozitare para se ta ngrisin mocionin e mosbesimit.