“Gjilani nuk e ka merituar një trajtim të tillë çfarë është duke i bërë pushteti qendror dhe lokal”, thuhet në një reagim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Më tej në reagim thuhet:
***
Përveç në infrastrukturë rrugore, Gjilanin e kanë bllokuar edhe në sport.
Derbi Drita-Gjilani është i njohur edhe përtej kufijve shtetëror e kombëtar.
As në rrethana okupimi nuk ka ndodhur që të ketë lojë pa tifozët e dy ekipeve që na bëjnë krenarë kudo e gjithëherë.
Tifozët janë ata që e mbajnë gjallë sportin kudo në botë e në të gjitha kohërat.
Është e tmerrshme që vitin 2022 të zhvillohet ky derbi pa shikues, për shkak se nuk ka stadium, sepse pushtetit nuk i bëhet vonë për asgjë e as për me i kriju kushtet e nevojshme për sport.
Pushteti ka për detyrë me kriju zgjidhje për të gjitha nevojat e qytetarëve.
Gjilani është vatër e sportit dhe sportistëve, e artit dhe artistëve, andaj meriton vëmendje të posaçme nga të dyja nivelet e pushtetit.
Fatkeqësisht, qeverisja komunale e nisi keq, vazhdon keq e do të përfundoj me shumë telashe mbrapa, peërfundon reagimi i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/