Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan bazuar në raportimet e Komisionerëve dhe vëzhguesëve nëpër qendra të votimit, njofton se të gjitha Qendrat janë hapur me kohë dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi që mund të shpërfaq ndonjë pengesë për fillimin e procesit të votimit.
AAK fton qytetarët që masovisht t’i drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre përmes mekanizmit demokratik, votës.
Pjesëmarrja në votime është investim për të ardhmen e Gjilanit, andaj duke votuar ne bëhemi hisedarë të zhvillimit të Komunës.
Sot është ditë feste për popullin e Kosovës, për qytetarët e Gjilanit, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të AAK-së, Gjilan. /2LONLINE.com/