Pak javë më parë ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila në një nga emisionet sportive kishte thënë se Kosova do të ishte mirë t’i kishte disa futbollistë nga Shqipëria.
Kjo temë ishte diskutuar mjaft shumë në mediat e ndryshme sportive si në Shqipëri dhe Kosovë. Këtë gjë sot e ka sqaruar menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.
Ky i fundit ka mohuar zërat se ndonjë futbollist nga Shqipëria mund t’i bashkohet ‘Dardanëve’.
Ai tha se nuk kanë pasur kontakte me ndonjë futbollist nga Shqipëria edhe pse kishte raste kur si Federatë morën propozime te ndryshme, por ne fund nuk ka pasur asgjë konkrete për asnjë prej tyre.