Reagimet nuk kanë të ndalur për grevën e mësimdhënësve, disa e përkrahin e disa jo. Në grupin e mospërkrahjes së grevës janë edhe prindërit që në shumtën e rasteve thonë: “E kënaqën krejt k’ta, qaty rrinë nja dy a tre orë dhe me qenë t’mirë nuk ishin rendit të fundit në testin PISA”.
Shkruan: Murat Mustafa
Kush po flet?! Disa prindër që nuk kanë haber se çfarë vlere ka mësuesi dhe si zhvillohet testi!
Reagimi i juaj ndaj mësimdhënësve është i padrejtë, irritues dhe poshtërues. Si nuk keni turp të reagonit ndaj mësuesit të babait, tëndit dhe të fëmijës tënd?!
“Po mundohem me shkrua ashtu qysh e merrni vesh, nëse nuk dini me lexua thirre fëmijën tënd dhe ta lexon”.
Mësuesit nuk po qohen për me ua rrit rrogën,por me rrit një koeficient ,e me këtë kofecient e kanë barazua mësuesin e fëmijës tënd me shoferin e zëvendësministrit. Pra, kështu pare merr ma shumë shoferi i zëvendësministrit se sa mësuesi i fëmijës tënd.
Në asnjë vend të botës nuk bohet çka o tu bo në Kosovë. Në asnjë vend të botës nuk ka që mësuesi mu pagua ma pak se një shofer a mekanik! As në Afrikë nuk e kemi kështu.
Ta dini që edhe MASHT-i, thotë që nuk e meritoni ketë rangim. Ta dini që grevën nuk e kemi dashtë,por na është imponuar!
Fjalën e parë që përdorni oshtë:”Po ju t’mramtë keni dal qat’farë PISA”. Këtu faj ma së paku ka mësuesi! Pse? Ministria e Arsimit t’u mendua që po e kënaq, e ka shkretu krejt dhe na ka marr fytyrën neve, nxënësve, juve prindër dhe krejt Kosovës.
Në këtë test nuk shkohet me telefona, 3G e 4G, me pas internet tërë kohën, e mendjen me pas qysh me kopjua, këtu duhesh me mendua me kryet tënd.
Në ketë test nuk u dashtë të aplikohet për shumë arsye, e kryesorja janë Librat. Në shumë libra aktuale flitet për shifra dhe shënime që në këtë test nuk hyjnë në punë.
Shumë shtete nuk marrin pjesë në ketë test, sepse nuk e kanë të rregulluar sistemin arsimor që i përshtatet pyetjeve të këtij testi. Këtu nuk të vetin sa traktorë e sa autobusë janë në rrugë.
Nuk jam caktuar nga ministria për t’u marr me zhvillimin e testit por jam angazhuar nga pak. Neve na është thonë prej së larti që mos tuten nxënësit sepse nuk është asgjë,veç po matmi e me dit ku jemi me shtetet tjera. Aty ku nxënësit nuk munden me plotësua, mos ta plotësojnë.
Pikërisht mosdija e individëve të caktuar nga ministria se si zhvillohet ky test, ka ardhur deri te kjo njollë e zezë. Nëse nxënësi nuk ka shkrua diçka, në sistem është llogarite qe nuk din me shkrua. Kështu ka ndodh, pra testimi.
Nëse e kishin analizua si zhvillohet ky testim, sot nuk do të flisni për ketë test. Ndoshta do të flisnim si të ngritëm edhe më lartë në renditje. Në rezultatet që do të dalin, jam shumë i bindur se do të dalim shumë më mirë, sepse kësaj radhe janë bërë përgatitjet e duhura. Edhe te ara i papërgatitur nuk shkohet bre, e le më me një vlerësim ndërkombëtar.
Për kuadrot që po dalin, iu them se ato dalin varësisht nga brumi! Juve më mirë ju del me kap timonin, shatin e sëpatën e punoni e nxirrni “Idaren”, e mos u merrni me gjëra që nuk keni njohuri.
Pavarësisht ofendimeve dhe urrejtjes që keni krijua ndaj neve, ne prapë vazhdojmë misionin që kemi. Të edukojmë dhe të arsimojmë fëmijët tuaj!