Skuadrat gjermane edhe të niveleve më të ulëta dhe amatore kanë stadiume shumë të bukura dhe moderne. Sipas një studimi në Gjermani, është konsideruar e rrezikshme për shëndetin e futbollistëve dhe mjedisin.
Federata Gjermane e Futbollit po konsideron ndalimin e fushave me bari artificial. Skuadrat amatore do të preken më së shumti nga ky ndryshim por federata do t’i ndihmojë ata të ndryshojnë fushën.
Më e vështirë se transformimi i fushës është mirëmbajtja, pasi fushat natyrale kërkojnë më shumë kosto për mirëmbajtje.
Në Kosovë një numër i madh i fushave është me bari sintetik dhe vazhdojnë të ndërtohen.