A ka përmbushur pritjet e arsyeshme materniteti jashtëspitalorë në Preshevë, tre mjekë nga Vraja dhe 2 nga Bujanoci punojnë në tre ndërrime. “Për më shumë se 1 vit në këtë maternitet kanë lindur 78 fëmijë, dhe ky spital ka zgjidhur një problem të gjatë të këtijë rajoni. Tani shtatëzënat nuk duhet të udhëtojnë në Vrajë”, ka thënë Mitat Sahiti, drejtor i shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, transmeton Titulli.com.
Sipas dekretit të planit të Rrjetit të Institucioneve Shëndetësore në Serbi, shtëpia e shëndetit mundë ta ketë maternitetin jashtëspitalorë nëse në atë komun ka më shumë se 350 lindje gjatë vitit, shkruan Titulli.com.
Ndërsa sipas statistikave është vlerësuar se në Preshevë mundë të lindin rreth 400 fëmijë në viti, gjë që nuk ka ndodhur dhe se për rastet e komplikuara të lindjes shtatëzënat është e domosdoshme të dërgohen në Qendrën Shëndetësore Rajonale në Vrajë./