Instituti Bujqësor i Qeverisë zvicerane “Agroscope” thekson që grimcat e vogla mikroskopike bien në bidonë të grumbullimit të qumështit dhe shkaktojnë krijimin e shumë vrimave gjatë kohës së formimit të djathit.
Shkencëtarët deri te ky konstatim kanë ardhur duke shtuar grimcat e sanës në qumësht dhe në mënyrë laboratorike kanë ndjekur formimin e djathit.
Nga “Agroscope” theksojnë edhe atë që shpjegon përse në 15 vjetët e fundit vrimat në djathërat zviceranë janë gjithnjë e më të pakta.
Procesi i mjeljes dhe i grumbullimit të qumështit gjithnjë e më shumë është i automatizuar, gjithnjë e më shumë është “më i pastër” dhe më modern, andaj edhe më pak grimca sane në të.
Teoria që vrimat në djathëra i shkaktojnë bakteret me lirimin e dyoksid karbonit është përkrahur që nga viti 1917 kur atë zbulim e ka publikuar shkencëtari amerikan William Clark.