Dihet mirëfilli se nxënësit shqiptar edhe këtë vit do ta fillojnë mësimin me tekste të munguara, të përkthyera e të papërshtatura si duhet, dhe me planprogram të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë. Kjo në masë të madhe e ulë nivelin e mësimxënies për nxënësit, të tanë, të cilët prapë do të ngelen pa tekste nga Kosova, ku ato kohë më parë e gjetën “banimin” e përkohshëm në Terminalin e Preshevës, duke paguar edhe “qëra” për sa kohë kanë qëndruar.
Në Kosovë nxënësit serbë, mësojnë me libra nga Beogradi dhe me planprogram të Serbisë dhe ate pa i penguar kush, ndërsa tek ne nuk lejohen librat burimor shqip nga Kosova apo edhe nga Shqipëria.
Nxënësit tanë dhe mësimdhënësit, duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të protestuar për ta sensibilizuar këtë çështje, e cila është peng shumë kohë, e që Bashkësia Ndërkombëtare t’i ketë parasyshë këto shkelje të të drejtave lidhur me arsimin dhe me sigurimin e teksteve që prekin në tabanin tonë kombëtar, të jenë nga Kosova apo Shqipëria.
Këtë status timin po e përmbylli me një fjalë të urtë popullore:
” Ka nënë që pa qarë fëmia nuk i jep gji”…
Bilall Maliqi-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”-Preshevë
http://titulli.com/index.php?m=post&s=32362