Mësohet se mesfushori 19 vjeçar nga Gjilani, Arbër Mustafa është duke u testuar në klubin SV Wacker Burghausen.
Mesfushori gjilanas është lojtar që doli nga akademia e “SC Gjilani” ku në kategorinë U19 ishte kapiten, e ku njëherësh u shpallen kampion të Kosovës për këtë moshë.
Futbollisti në fjalë është inkuadrua shumë mirë edhe në ekipin e parë, prandaj edhe ofertat nuk kanë munguar.
Nga familjarët e tij mësohet se futbollisti Mustafa do të testohet deri në fund të këtij muaji, e shpresohet se në fund edhe do të mund t’i ofrohet një kontratë.