Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan).
Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë. /2LONLINE.com/