Ndeshja miqësore Kosovë – Danimarkë, ka zgjuar interesim të madh tek sportdashësit dhe jo vetëm të atyre kosovar.
Përvec, “Dardanëve’, në stadiumin“Fadil Vokrri” do të vijnë edhe disa tifozë danez, për ta përkrahur kombëtaren e tyre.
Drejtoresha për media në Federatën e Futbollit të Kosovës, Diturie Hoxha ka thënë se 40 tifozë të Danimarkës do të jenë të pranishëm të enjtën mbrëma.
Ndeshja Kosovë – Danimarkë zhvillohet me 21 mars nga ora 19:00 në Prishtinë. Tifozët e Danimarkës e kanë nofkën “Ushtarët” dhe do të jenë përballë 13 mijë “Dardanëve” të Kosovës.