Komuna e Vitisë dhe Ministria e Infrastrukturës mbajnë diskutim publik lidhur me projektin për rehabilitimin e rrugës nacionale-segmenti Kllokot-Gjilan.
Organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Vitisë, sot në Viti është mbajtur një debat publik me banorë të kësaj komune. Gjatë këtij debati në veçanti është folur mbi projektin e rehabilitimit të rrugës nacionale-segmenti Kllokot-Gjilan.
Sipas përfaqësuesve të kësaj ministri u fol mbi projektin e zgjerimit të kësaj rruge, ndërtimit të trotuarit për gjatë saj konkretisht në vendbanime për sigurinë e qytetarëve.
Në këtë takim ka marrë pjesë Ardian Begaj, Udhëheqës për zbatimin e projekteve nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim nga Komuna e Vitisë.
Përndryshe gjatë këtij debati publik qytetarët mirëpriten idenë e zgjerimit dhe rregullimit të kësaj rruge.
E drejtori Rama, ndër tjerash falënderoj Ministrin e Infrastrukturës për realizimin e projekteve infrastrukturore në Viti, si dhe projektet të tjera të cilat do të realizohen në komunën e Vitisë, në bashkëpunim të komunës dhe MI-së.
Kurse dje kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku kanë nënshkruar një memorandumin mirëkuptimi për financimin e disa projekteve në ndërtimin e rrugëve të reja në këtë komunë.