Në shkollën e mesme të Bujqësisë sulmohen mësimdhënësit

Në shkollën e mesme të Bujqësisë sulmohen mësimdhënësit

Në shkollën e mesme të Bujqësisë sulmohen mësimdhënësit. Në vendin e ngjarjes brenda objektit shkollor është konfiskuar edhe një sëpatë ku dyshohet se i takon të dyshuarit të mitur, nxënës i kësaj shkolle.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në shkollën e mesme të Bujqësisë sulmohen mësimdhënësit.

Sipas tij, Policia e Kosovës në stacionit policor në Gjilan,përmes linjës emergjente ka pranuar një informatë se në shkollën e mesme të Bujqësisë në Lagjen “Arbëria” në Gjilan, dy të dyshuar i kanë sulmuar mësimdhënësit e shkollës, brenda objektit shkollor.

“Njësitet policore i janë përgjigjur rastit ku me të arritur në vendin e ngjarjes kanë arrestuar të dyshuarit, njëri nga ta (i mitur).Në vendin e ngjarjes, brenda objektit shkollor, është konfiskuar edhe një sëpatë ku dyshohet se i takon të dyshuarit të mitur, nxënës i kësaj shkolle me të cilën dyshohet se ka tentuar t’i sulmojë dy mësimdhënësit-ankuesit e rastit”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, ankuesit kanë kërkuar ndihmën mjekësore pasi janë ankuar se kanë pësuar lëndime nga të dyshuarit. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit njeri nga te dyshuari është ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Rasti nen hetime.

KOMENTE